Fotolajm/ Kundërvajtje në autostradë

Shqipëria

Fotolajm/ Kundërvajtje në autostradë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 17:33

Sipas një statistike të fundit të Ministrisë së Transporteve, 40 për qind e aksidenteve në vend vijnë si rezultat i mosrespektimit të sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e automjeteve.

Rreziku shtohet shumëfish kur papërgjegjshmëria e shoferëve shkon deri aty sa të ecin në kah të kundërt të lëvizjes në rrugë.

Në foton e mësipërme të publikuar sot në mediet sociale tregohet një furgon që lëviz në drejtim të kundërt në autostradën Tiranë-Durrës, duke u bërë burim serioz aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat