Nuk ka hetim ndërkombëtar për CEZ, rrëzohet PD-ja

Shqipëria

Nuk ka hetim ndërkombëtar për CEZ, rrëzohet PD-ja

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 15:58

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar kërkesën e PD-së për hetim ndërkombëtar të CEZ-it, ndërsa LSI-ja ka abstenuar.

Mbledhja ka pasur shumë debate. Deputetët e mazhorancës thanë se prokuroria jonë është kompetente për të hetuar. “Shqipëria është vend i pavarur dhe organet e hetimit funksionojnë”,- tha Xhafa.

Ndërsa Bylykbashi deklaroi se “është nën akuzë kryetari i Kuvendit. Asnjë hetues shqiptar nuk i shkon deri në fund hetimit”.

Sipas PD-së, ky është një vendim politik dhe jo ligjor i të majtëve për të bllokuar hetimin e CEZ ku i atakuar është edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat