Mazniku: Tirana ka problem të trashëguara, po marrim masa emergjente

Shqipëria

Mazniku: Tirana ka problem të trashëguara, po marrim masa emergjente

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 14:56

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku u shpreh se situate e krijuar në Tiranë qoftë me mungesën e ujit ashtu edhe me përmbytjet ka të bëjë me problemet e trashëguara prej shumë kohësh. “Sipas parashikimeve të motit, gjatë mbrëmjes së sotme po edhe gjatë ditë së nesërme, do të ketë sërish një ditë me reshje shumë të mëdha, jo të zakonshme për periudhën, më të mëdha se pritshmëria, pas një periudhe të gjatë thatësire. Pritet që gjatë ditës së sotme të ketë prapë 30 ml ujë që do të thotë se është një sasi e madhe, nga 20-25, mesatarja në këtë periudhë.

Në një pjesë të mirë të qytetit gjatë ditës së nesërme prapë do të ketë probleme me ujin. Por, edhe si rrjedhojë e një problemi të trashëguar prej shumë kohësh, ku siç mund të shihni vetë kanalizimet e ujëmbledhësit nga rrugët nuk janë pastruar prej shumë vitesh. Ne kemi nisur një aksion të parë që prej muajit gusht e shtator për të hapur gjithë kanalizimet që mund të hapnim në këtë periudhë, por kjo është një çështje që nuk është e zgjidhshme në një apo dy muaj, do kohën e vet.

Disa kanalizime, si ky që kemi pas nesh, nuk është hapur prej më shumë se 4 vitesh, për t’u pastruar në tërësinë e tij. Ne po marrim masa emergjente dhe kemi gjithë skuadrat në rrugë sot, në mënyrë që gjithë ato pika që ne dimë se janë problematike, të bëjmë maksimumin e mundshëm për t’i pastruar, që gjatë reshjeve të ditës së sotme dhe nesër të kemi më pak probleme se ç’patëm dy ditë më parë.

Duhet t’u themi qytetarëve atë që është realiteti, që gjatë ditë së nesërme pritet të ketë sërish probleme me ujin dhe me disa rrugë të caktuara, aty ku ka pasur problem”, sqaroi Nënkryetari i Bashkisë.

Me pastrimin e kanalizimeve, mund të minimizohen disa përmbytje?

Pastrimet mund të minimizojnë një pjesë të madhe, ne kemi nisur prej dy muajsh dhe do vijojmë, por do jetë një proces që do të kërkojë një vit, për të rikuperuar gjithë kohën e punës që nuk është bërë në katër vite. Hapja e gjithë kanaleve dhe pastrimi në tërësinë e tyre mund të rikuperojë një pjesë të madhe të këtij problem, por ky nuk është gjithë problemi. Një pjesë do jetë kryerja e investimeve të mëdha, krijimi i ujësjellësve më të mëdhenj.

Ndërtimet mbi kolektorë, do të fillojë shembja e tyre?

Ne kemi bërë një deklarim që ditën e djeshme, të gjitha ndërtimet mbi kolektorë do shemben për t’i hapur menjëherë udhën ujin, një rast si ai i ditës së dielë. Nuk ka asnjë tolerancë, kush ka ndërtuar mbi kolektorë, të gjitha do prishen për t’i hapur udhë asaj që është e mira publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat