Basha: Më 8 Dhjetor, marshim protestë. Qytetarët të mblidhen në Tiranë në marrin në dorë fatet e vendit

Shqipëria

Basha: Më 8 Dhjetor, marshim protestë. Qytetarët të mblidhen në Tiranë në marrin në dorë fatet e vendit

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 13:34

Partia Demokratike bën thirrje për një marshim protestë më 8 dhjetor kundër Qeverisë. Kreu demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi në Vaun e Dejës deklaroi se Qeverisë i ka mbaruar koha, ndërsa ftoi qytetarët pa dallim ti bashkohen protestës,

“Nëse mendoni se koha e kësaj qeverie ka mbaruar atëherë ju ftoj me 8 dhjetor në Tiranë në marshimin e protestës. 8 dhjetori është për të gjithë ata që kanë shpresuar për një vend pune por shohin që po u mbyllen. 8 dhjetori është për të gjithë ata që prisnin ulje taksash dh sot përballen me arbitraritetin e taksa të rritura e gjoba. 8 dhjetori është për të gjithë ata që u ka ardhur laku në fyt. Të mblidhen në Tiranë për të marrë në dorë fatet e vendit”, theksoi Basha.

Kreu demokrat tha se për herë të parë buxheti vjen me ulje plot 200 mln dollarë më pak se buxheti i 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat