Meta takon Idrizin, para nisjes së vizitës në Itali dhe Gjermani

Shqipëria

Meta takon Idrizin, para nisjes së vizitës në Itali dhe Gjermani

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 12:08

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, ka zhvilluar një takim 60 minutësh me zv.Kryetarin e Kuvendit dhe kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Burimet bëjnë të ditur se takimi ka pasur në qendër të vëmendjes jo vetëm rendin e ditës së punimeve të Parlamentit, por edhe disa nga cështjet kryesore të politikës shqiptare, si reforma në drejtësi, dekriminalizimi, ndryshimet kushtetuese apo pr/buxhetin për vitin 2016.

Takimi është zhvilluar në Hotel Rogner, vend në të cilin Meta dhe Idrizi kanë zhvilluar edhe takimet e mëparshme mes tyre.

Burimet theksojnë se takimi vjen në një kohë kur Kryeparlamentari do të nisë një vizitë në Itali dhe Gjermani, ndërsa mendohet se i është besuar Shpëtim Idrizit për të drejtuar senacën parlamentare që do të mbahet të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat