Mucmata : Hetimi ndërkombëtar për CEZ, bie ndesh me Kushtetutën

Shqipëria

Mucmata : Hetimi ndërkombëtar për CEZ, bie ndesh me Kushtetutën

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 11:50

Ligi për një hetimi ndërkombëtar për CEZ bie ndesh me Kushtetutën. Kështu shprehet deputeti socialist Vexhi Mucmata, ish-Prokuror. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Mucmata deklaroi se organi i Prokurorisë është i vetmi institucion që ka tagrin hetimor.

“Ligji për hetimin ndërkombëtar të CEZ bie ndesh me kushtetutën, e cila shkelet në nenin ku thuhet se Prokuroria përcaktohet si organ hetimor. Asnjë institucion tjetër nuk mund t’i ketë kompetencat e hetimit. Kërkohet të ndryshohet një ligj me 3/5 përmes një ligjit të thjeshtë. Ky ligj, për hetim ndërkombëtar të CEZ duhet të rrëzohet”, u shpreh Muçmata.

Ai tha se duhet të gjendet një zgjidhje për një tjetër hetim ndërkombëtar, që ti qëndrojë kohës dhe për këtë duhet parë kodi i procedurës penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat