Mungesa e ujit në QSUT, Deda: Papërgjegjshmëri e Ramës, Beqajt dhe Veliajt

Shqipëria

Mungesa e ujit në QSUT, Deda: Papërgjegjshmëri e Ramës, Beqajt dhe Veliajt

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 10:36

Mungesën e ujit të pijshëm në QSUT, deputetja e PD, Albina Deda e quajti një superskandal. Në një intervistë për media Deda tha se nuk është një katastrofë natyrore sic e përshkruan Beqaj, por është një papërgjegjshmëri i Ramës, Beqajt dhe veliajt.

Albina Deda: Është një superskandal, është një katastrofë, por jo natyrore sic mundohen ta paraqesin Beqaj dhe veliaj të cilët e nagtërrojnë këtë dhe duan ta sjellin si turbullim të Bovillës nga reshjet, por reshja ka pasur edhe vitet e tjera edhe në qeverisjet e tjera. Por shkak i kësaj është mosfunksionimi i sistemit i hallkave të sistemit. Është papërgjegjshmëria në shkallën më të lartë të kryeministrti, ministrit të Shëndetësisë dhe kryetarit të bashkisë. E gjithë vëmendja e ministrisë së Shëndetësisë, e Ramës udhëporositësit të Beqajt dhe kryetarit të bashkisë tashmë është drejt tenderave, koncesione dhe nuk i shqetëson mungesa e banrave, kushteve dhe ky skandal në mungesën e ujit. Janë të terrorizuar pacientet dhe opozita është shumë e shqetësuar. Për ne që e njohim është situata shumë e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat