UKT: Normalizohet situata, rregullohet rrjeti i shpërndarjes së ujit

Shqipëria

UKT: Normalizohet situata, rregullohet rrjeti i shpërndarjes së ujit

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 00:17

Ujësjellës Kanalizime në Tiranë njofton të gjithë qytetarët se duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme, situata në impiantin e Bovillës është rikthyer në parametra normalë, duke bërë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm në të gjithë rrjetin e shpërndarjes.

"Stafi i UKT-së ka punuar gjatë gjithë ditës së sotme për pastrimin e Liqenit të Bovillës nga llumi dhe inertet e sjella nga reshjet e dendura të shiut 24 orët e fundit", thuhet në njoftimin e UKT-së.

Problemi me ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm, shkaktoi kaos në qendrën spitalore në Tiranë, pasi pacientëve iu thuhej të prisnin ujin për të kryer operacionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat