Brace replikon me Blushin: Ka njerëz që dinë shifrat, po s’marrin vesh nga buxhetet

Shqipëria

Brace replikon me Blushin: Ka njerëz që dinë shifrat, po s’marrin vesh nga buxhetet

Nga: Gjergj Koja Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 21:26

Brace replikon me Blushin: Ka njerëz që dinë shifrat, po s’marrin vesh nga buxhetet
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, replikon në distancë me kolegun e tij, deputetin socialist Ben Blushi, pasi ky i fundit deklaroi sot se borxhi publik është rritur më shumë se në kohën e qeverisjes së Berishës.
“Buxheti po kthehet në sport kombëtar dhe gënjeshtrat rreth tij po bëhen narativa më serioze e ditës. Për fat të keq po ndodh kështu. Ka njerëz që nuk dinë shumë rreth buxhetit-ky është problem; transparenca rreth tij duhet të rritet domosdo.
Ka njerëz që i njohin numërat, dinë të numërojnë, mbledhin e zbresin normalisht apo dëgjojne rreth numrave-kaq nuk mjafton; natyrisht kaq nuk është buxheti.
Ka të tjerë që e marrin buxhetin "borxh" për të ndërtuar një argument tërësisht politik që nuk qëndron gjëkundi; numrat e dëshmojnë por nëse arrin ti kuptosh-thjesht ti njohësh nuk të thonë gjë, ndryshe ndërton një tjetër gënjeshtër.
Tamam këtë "tezën" se ne po marrim shumë borxh!!
A është e vërtetë kjo?
Numrat janë këta:
Në vitin 2014, deficiti buxhetor domethënë borxhi i ri ishte
72,134 miliardë lekë;
Në vitin 2015, deficiti buxhetor domethëne borxhi i ri ishte
58,228 miliardë lekë;
Në total janë:
120,362 miliardë lekë në dy vite.
Por ka dhe një të vërtetë të madhe kjo cështje;
Në dy vite, tamam këto vite, ne kemi paguar 70 miliardë borxhe të prapambetura që Qeveria ja kishte marrë sipërmarrjes, por pa i kontabilizuar dhe pa i deklaruar në defterët e atij shteti;
Në dy vite, tamam këto vite, ne kemi paguar 80,475 miliardë interesa për borxhet e marra në 23 vite, borxh që në periudha të ndryshme ka qenë i shtrenjtë e i marrë symbyllur për nevoja elektorale, ndaj ka lënë pas një kosto të tillë shprehur në pagesat e interesave vit për vit;
Në total, borxhet dhe interesat e borxheve që kemi paguar janë:
150,475 miliardë lekë.
Janë më shumë se borxhi që kemi marrë!
Pra, kemi paguar për borxhet e pa deklaruara dhe interesat plot 30 miliardë më shumë se sa borxhi që kemi marrë!!
Për ta bërë më të thjeshtë për cilindo që thjesht njeh numrat;
Jo vetem që me borxhin e marrë nuk kemi paguar paga e pensione, por nga tatimet e taksat kemi marrë edhe 30 miliardë lekë për të paguar borxhin e padeklaruar dhe interesat e borxheve.
Kush thotë ndryshe, natyrisht që gënjen.
Po këtë vit?
Këtë vit marrim borxh më pak se në cdo vit të tetë viteve te fundit; vetëm 34,431 miliardë lekë.
Pikërisht se ndodh kështu,
Deficiti i Buxhetit është vetëm 2.2 përqind dhe është niveli më i ulët historik qysh prej vitit 1993!!
E shihni sa e madhe është genjeshtra?!
Nese nuk mjafton kjo e vertete, atehere po ju referoj ne nje tjeter;
Ka nje raport qe prodhohet lehtesisht prej buxhetit e qe tregon shume, eshte raporti qe krijohet mes deficitit dhe investimeve publike;
diferenca mes tyre eshte e rendesishme.
Per vitin 2016 kjo diference eshte e thelle; pra deficiti eshte thuajse sa gjysma e investimeve publike, treguesi i kursimit publik eshte thellesisht pozitiv dhe kjo deshmon se po merret borxh per investime, madje per investime po shkojne dhe nje pjese e mire e te ardhurave nga tatimet e taksat.
Pra,
Nuk po merret borxh as për pagat dhe as për pensionet.
Ky tregues, është pozitiv edhe gjatë vitit 2015, pra deficiti është më i vogël se investimet publike dhe paratë që u morrën këtë vit borxh nuk paguan as pagat e as pensionet, por veprat publike.
Ky tregues, është pozitiv edhe gjatë vitit 2014 duke e zhveshur nga vlera e lartë e borxheve të pa deklaruara të paguara gjatë atij viti.
Pra, për tre vite rresht dëshmohet edhe përmes këtij tregues se, kemi qenë tërësisht të ndershëm kur kemi marrë borxh për të paguar borxhet e vjetra të deklaruara dhe për të investuar. Kurrë për të paguar pensioned he paga.
E kuptoni se sa i pavlerë është argumenti për shtet të falimentuar?
Në fund,unë besoj se e keni dëgjuar deklarimin e FMN se për vitin e ardhshëm, buxheti është projektuar me "suficit primar"; është dhe "mburrje" e Qeverisë kjo gjë.
Për shumicën dërrmuese besoj se kaq nuk thotë gjë.
"Deficiti" apo "suficiti primar", materializon nje tregues qe jep qartesisht tendencen e borxhit publik; arrihet si diference e deficitit te buxhetit me shumen e interesave me te cilen sherbehet borxhi i marre.
Per here te pare qe nga viti 2006,
me perjashtim te vitit 2010,
ky tregues eshte pozitiv;
pra buxheti eshte me suficit primar duke reflektuar ndaljen e rritjes se borxhit dhe nisjen e uljes se tij.
Po te shohesh te dhenat e vitit 2015 dhe vitit 2014,
nese deficiti zhvishet nga shuma e stermadhe e borxheve te padeklaruara por te paguara, ky tregues eshte pozitiv serish.
Kjo është e vërteta.
Po e thene se buxheti nuk eshte ekonomia, ekonomia eshte shume me e madhe se buxheti, por buxheti vlen kur nuk behet barre per ekonomine.
Te besh Berishen apo te paditurin Basha ne kete vend eshte e lehte por kjo nuk eshte ekonomia, nuk mund te jete as politike fituese gjithashtu”, shprehet Brace.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat