Vizita e Ramës në Çeki, Basha: Kryeministri foli për futbollin, jo për skandalin e CEZ

Shqipëria

Vizita e Ramës në Çeki, Basha: Kryeministri foli për futbollin, jo për skandalin e CEZ

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 22:59

Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vizitës së kryeministrin Edi Rama në Çeki. Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook, Basha akuzon Ramën si të përfshirë në skandalin më te madh te korrupsionit në vendin tone, atë të CEZ, për të cilin kryeministri sipas tij nuk foli aspak gjatë vizitës në Serbi.

“Partia Demokratike mbështet fuqishëm zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Çeki.

Por ndërsa Edi Rama viziton Çekinë e flet për futboll edhe atje, nuk ka dhënë asnjë shpjegim për 600 milionë euro që ndau me kompaninë CEZ, dhe ndalimin me ligj te hetimit te kesaj afere.
Alibia e tij, sikur Çekia kishte kërcënuar me veto për marrjen e statusit të vendit kandidat u rrëzua të paktën tre herë.

Ne skandalin më te madh te korrupsionit në vendin tonë është përfshirë ai vetë duke u marrë shqiptarëve 600 milionë euro, e duke i ndarë me kompaninë çeke.

Historite “çeke” të Edi Ramës u kane kushtuar shume shtrenjtë shqiptarëve. Por transparenca do të bëhet, hetimi do të bëhet, drejtësia do të vihet ne vend”, shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat