Reforma në drejtësi, Berisha takon Lu dhe kreun e misionit OPDAT

Shqipëria

Reforma në drejtësi, Berisha takon Lu dhe kreun e misionit OPDAT

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 18:58

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, si
dhe kreun e misionit OPDAT, Jon Simbert.

Reforma në drejtësi ka qenë fokus i takimit, ndërsa përfaqësuesi i OPDAT ka bërë një ekspoze të saj.

Lidhur me të, ish-kryeministri ka theksuar se është jetike për vendin dhe duhet bazuar në rritjen e transparencës.

“Reforma në drejtësi është jetike për vendin. Reforma të bazohet në rritjen e transparencës. Të zhvillohet debat me të gjitha grupet e interesit. Faleminderit SHBA për mbështetjen ndaj procesit të dekriminalizimit. Edhe ky proces, jetik për vendin”, ka thënë Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat