Berisha: Imoraliteti ka mbërthyer shefin e policisë së Beratit

Shqipëria

Berisha: Imoraliteti ka mbërthyer shefin e policisë së Beratit

Nga: Gjergj Koja Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:50

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një personin në rrjetin e tij social të “Facebook”. Sipas kësaj letre, qytetari dixhital akuzon shefin e trajnimeve në policinë e Beratit,
Abvdulla Alija. Ai i  bën presion punonjësve femrave për të përfituar prej tyre.

“Qytetari dixhital denoncon imoralitetin e shefit të trajnimeve të policisë me raste konkrete.

Të dashur miq, këtu me poshte keni mesazhin e tij.

“Përshëndetje zoti S.Berisha.

Para së gjithash ju uroj shëndet dhe të mira.

Une jam një qytetar nga Berati me profesion mësues por bashkëshortja ime dhe kunata kanë mbaruar shkollën bazë të policisë. Përvecse duhet të perballen me cdo lloj personi të inkriminuar në rrugë duke bërë sakrificë dhe duke qëndruar dhe turni 3 në pune pasi ashtu e do detyra kunata ime por edhe bashkëshortja por jo vetëm sipas tyre që të gjitha ankohen pasi po u hapen probleme me shefin e trajnimeve në Berat zotin Abvdulla Alija. Ky i fundit i dërgon të githa vajzave mesazhe provokuse edhe kur nuk u kthejnë përgjigje vazhdon sërisht me mesazhe të tjera kërcënuese nga nr privat gjë që nuk i lejohet ta përdori brenda institucionit. Kulmi Zoti Berisha ka arritur kur kunatës time edhe disa të tjerave u bën presion me mesazhe por edhe duke i thirrur në mbledhje gjoja vec e vec dhe i kërcënon që mqs nuk dilnin për kafe me mua une do ndikoj në emërimin tuaj dhe do ju coj sa më larg duke marrë si shembull edhe vajza të tjera te cilat pranojnë për tu takuar jashtë pune dhe vetëm me të duke treguar se ja filankën apo filanken e kam ndihmuar do ndikoj të ri me punë në Berat. Kjo gjë është fare e thjesht për tu verifikuar zoti Berisha mjafton të hapen tabulatet e mesazheve nga nr i tij privat.

Flm për mirkuptimin zoti Berisha dhe shpresoj ta ngrini ju zërin edhe për ne pasi kemi besim tek ju. Dua të theksoj se zotria në fjalë është manjak i vërtet pasi është mbi 50vjec i divorcuar dy herë për tradhti bashkëshortore ka arritur sa ka ngacmuar seksuakisht edhe shoqen e vajzës se
tij.”, përfundon shkrimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat