Shoqëria civile në Ballkan, e pambështetur nga financat publike

Shqipëria

Shoqëria civile në Ballkan, e pambështetur nga financat publike

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 16:49

Përfaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe rajoni janë mbledhur sot në Tiranë në një forum të përbashkët për të diskutuar mbi rolin dhe peshën që zë shoqëria civile në jetwn e qytetarëve, por dhe pengesat që ajo vetë has për qëndrueshmërinë e saj.

Në këtë aktivitet u diskutuan gjetjet e raportit për shoqërinë civile në Shqipëri duke u fokusuar ne 7 dimensione zhvillimi që lidhen me mjedisin ligjor, kapacitetin organizativ, qëndrueshmërinë financiare, advokimi, ofrimi i shërbimeve, infrastruktura dhe imazhi publik.

Për të diskutuar tendencat, sukseset dhe hapat mbrapa si edhe sfidat për shoqërinë civile në Shqipëri dhe rajon, kontribuues në këtë aktivitet ishin një grup ekspertësh panelistë nga Agjencia pwr Mbështetjen e Shoqërisë Civile, IDM, USAID, Delegacioni Evropian në Tiranë dhe ekspertë të pavaruar.

Në raport thuhet se vitin që shkoi shoqëria civile në Shqipëri mbështeti shumë iniciativa të qytetarëve siç ishin edhe protestat kundër guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, pas publikimit të skandalit të vjedhjes së 715 milionë lekëve.

Megjithatë Shoqëria civile në Shqipëri dhe në vendet e rajonit po vuan nga mungesa e mbështetjes financiare të cilat janë stopuar vitet e fundit. Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile është i vetmi burim financiar qeveritar në këtë sektor ne Shqipëri. Në 2014-ën Agjencia bëri dy thirrje grantesh nga 500.000 (3,500 euro) mijë lekë në 5.000.000 lekë (35 mijë euro). Në të njëjtën kohë raporti ngre pyetje se mbi ç'baza dhe në çfarë mënyrë kjo Agjenci i merr vendimet.

Investigimet e Balkan Insight vitin e kaluar treguan se 5 Organizata Jo Fitimprurëse (OJF) përfituan fondet në Shqipëri në sajë të lidhjeve familjare me anëtarët e bordit. Po ashtu janë shumë të pakta fushat ku veprojnë shoqëria civile, kryesisht në probleme të fëmijëve të komunitetit rom dhe egjiptian, dhunën ndaj grave etj.

Megjithëse shoqëria civile në vendet e Ballkanit ka një rrugë të gjatë përpara ajo ka treguar rritje të vazhdueshme dhe maturi në shumë vende të rajonit. Stefano Calabreta përfaqà «sues i delegacionit të BE-së në Shqipëri, tha se qeveria duhet ta kuptoj rolin e OSHC-ve dhe ti mbështes ato.

Calabreta: Mjedisi ligjor ka mangësi sa i përket OSHC-ve

"Nga ana jonë ne i mbështesin Organizatat e Shoqërisë Civile dhe rolin e tyre. Delegacioni i BE-së në Tiranë e konsideron përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në procesin e anëtarësimit si mjaft të rëndësishëm. OSHC-të marrin pjesë në këtë proces duke u angazhuar aktivisht në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të BE-së si dhe me fushatat e ndërgjegjësimit, ngritjen e kapaciteteve dhe advokim për reformat kryesore mbarëkombëtare që lidhen me qeverisjen e mirë dhe zhvillimin shoqëror. Në vitin 2014 është përmirësuar qëndrueshmëria e OSHC-ve në Shqipëri me përparime në kapacitetet organizative, advokim dhe infrastrukturë. OSHC-të kanë rritur kapacitetet e tyre të brendshme organiz ative, mekanizmat për rritjen e numrit të mbështetësve dhe anëtarësisë, dhe përpjekjet e advokimit ndërkohë që qeveria po njeh gjithnjë e më shumë kontributin e tyre në reformat e mëdha kombëtare dhe në proceset e hartimit të politikave. Gjithsesi, mjedisi ligjor, qëndrueshmëria financiare, ofrimi i shërbimeve dhe imazhi publik kanë mbetur në vend numëro," thanë ekspertet.

Mbetet ende i panjohur numri i saktë i OSHC-ve të regjistruara dhe që veprojnë aktualisht në Shqipëri. Sipas Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku regjistrohen OSHC-të dhe ku mbahet regjistri i tyre, deri në fund të vitit 2014 në Shqipëri ka pasur 6855 OSHC. Megjithatë, ky numër mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme ndërkohë që gjykata vazhdon të përditësojë regjistrin e saj të ri elektronik. Gjatë vitit 2014 në këtë gjykatë u regjistruan gjithsej 876 fondacione, qendrat, dhe organizata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat