Berisha zbulon arsyen: Ja pse Edi Rama udhëtoi me autobuzin e kombëtares nga Rinasi në Tiranë

Shqipëria

Berisha zbulon arsyen: Ja pse Edi Rama udhëtoi me autobuzin e kombëtares nga Rinasi në Tiranë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 15:20

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook ka komentuar thirrjet dhe sharjet ndaj Kryeministrit Edi Rama në momentin që ky i fundit kishte shkuar në aeroport për të pritur kombëtaren shqiptare, pas suksesit në Armeni.

“Edi Rama dhe eskorta e tij u shanë rëndë dhe u fishkëlluan tek hynin në aeroport nga tifozat kuqezi, të revoltuar me të për shkak të terrorit shtetëror policesk të ushtruar ndaj tyre në Elbasan dhe Tiranë gjate ndeshjes me Serbinë, anullimit të biletave te tyre, arrestimit të Ballist Morinës si dhe dyshime të tjera që ata kanë për Ramën.

Rama i trembur e i frikësuar gjer në palcë nuk guxoi të kalonte në kthim nga erdhi, me eskortën e tij, por si frikacak ju tha shoqëruesve se ai, për shkak të sigurisë duhet të kthehej me autobuzin e kombëtares, në të cilin, nga frika, Rama hypi dhe u "strehua"që në pistë. Po nga frika, ai, nga tmerri i tij urdhëroi që autobuzi të mos ndalonte aty ku qindra e qindra fansa kuqezinj prisnin për t'u përshëndetur me ekipin e tyre fitimtar të zemres, prej shumë orësh. Ky xhest i ulet prej frikacaku u përcoll me revoltë dhe sharje, fishkëllima dhe vuuuuuuuuu të zgjatura e nga kuqezinjte e revoltuar ndaj tij!

Por Rama ndali vrapin vetëm para zyrës së tij. Aty, i zbehtë dhe i tronditur shfryu mllefin ndaj kuqezinjve të armiqve të tij më të fundit. Ai arriti të qetësohet vetëm pasi u lirua në median e tij personale vonë në darkë! “, shkruan Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat