Në shkollën “Avni Rustemi” të Kukësit nxënësit nuk kanë as karrige të ulen

Shqipëria

Në shkollën “Avni Rustemi” të Kukësit nxënësit nuk kanë as karrige të ulen

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 15:16

Prindërit e nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Kukësit janë tepër të indinjuar.
Shkolla në të cilën studiojnë fëmijët e tyre është në gjëndje të mjerueshme instrastrukturore.

Nuk mund të flitet vetëm për dyer të dëmtuara, tavolina të dëmtuara, apo mungesë e ngrohjes tani që dimri po afron.
Por në disa klasa fëmijët e tyre nuk kanë as ku të ulen. Në vend të tyre janë karrige shtëpie, të cilave u ka mbetur vetëm skeleti.

“Jam në klasë me vëllanë tim. Ai rri në një dërrasë shumë të vogël” thotë një nxënës.

“Unë rri me një dërrasë që më ka gjetur. Stolat i kemi të prishura, rrimë në qoshe të stolave”

Një situatë e tillë indinjoi dhe prindërit të cilët kërkojnë marrjen e masave urgjente, në të kundërt thonë se mësimi do të bojkotohet nga fëmijët e tyre.

“Fëmijët tanë nuk do të marrin pjesë në mësim për aq kohë sa problemi të marrë zgjidhje. Të mos ketë vend ku të ulet fëmija është krim. Pa karrige, çfarë i kërkon atij fëmije” thonë prindërit

Sistemimi i Bankave të shkatërruara, dyerve të thyera, ngrohja e klasave gjatë dimrit janë disa nga kërkesat e këshillit të prindërve të shkollës 9 vjecare “Avni Rustemi”. Sipas DAR Kukës, situata ëhstë pasojë e mungesës së fondeve për investime. Në qytetin e Kukësit janë 6 shkolla 9 vjeçare, dhe gjëndja insfrastrukturore në shkolla është e mjerueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat