Përmbytjet, Gjylameti: Opozita po përpiqet të përfitojë politikisht

Shqipëria

Përmbytjet, Gjylameti: Opozita po përpiqet të përfitojë politikisht

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 14:54

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, ka reaguar sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike për neglizhencë të qeverisë ndaj përmbytjes së disa zonave të Jugut. Në një deklaratë për mediat, Gjylameti tha se PD-ja po përpiqet të përfitojë politikisht nga banorët e zonave të përmbytura. Deputetja socialiste u shpreh se koalicioni i majtë ka përmbushur premtime që qeveria “Berisha” i ka bërë në fushata, por nuk i ka kthyer kurrë në realitet.

“U desh të vinte në qeveri koalicioni i majtë për të përmbushur premtimet e doktorit. Sot është e rëndësishme të jemi solidarë dhe të mos përfitojmë nga situata ku ndodhen këta qytetarë, e rëndësishme të mbështesim punën e shtabit të emergjencave civile. Të gjithë si qytetarë të bëjmë çmos për të dhënë ndihmën tonë për të gjithë ata që sot kanë më shumë nevojë se kurrë për solidaritetin tonë”, tha Gjylameti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat