Ambasadori Koci zgjidh përplasjen mes Bushatit dhe Nishanit, pranon urdhërin e Ministrisë së Jashtme

Shqipëria

Ambasadori Koci zgjidh përplasjen mes Bushatit dhe Nishanit, pranon urdhërin e Ministrisë së Jashtme

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 12:29

Ambasadori Spiro Koci i ka dhënë fund përplasjeve të krijuara mes Institucionit të Presidentit dhe Ministrisë së Jashtme në lidhje me vijimin ose jo të detyrës së ambasadorit të Shqipërisë në OSBE. Kocit iu kërkua nga Ministria e Jashtme që të kthehej në atdhe në fillim të tetorit për shkak të përmbushjes së misionit të tij 4 vjecar në postin e Ambasadorit. Në anën tjetër Presidenti Bujar Nishani i kërkonte përmbushjen e detyrave, pasi prej tij, nuk kishte dalë asnjë dekret për lirimin nga detyra të Ambasadorit Koci.

Diplomati i karrierës u gjend përpara dy shkresave zyrtare, një të firmosur nga Ministria e Jashtme, dhe tjera nga Presidenti i Republikës, të cilat kundërshtonin njëra-tjetrën. Dy institucionet patën një përplasje në distancë, të cilën duket se e ka zgjidhur Ambasadori i Shqipërisë në OSBE, duke iu bindur urdhërit të ministrit të Jashtëm.
Burime nga Ministria e Jashtme konfirmojnë se diplomati Koci do të emërohet në një tjetër detyrë në dikasterin ku shërben prej vitesh.

Spiro Koçi është dekretuar Ambasador i Shqipërisë pranë OSBE-së dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Vjenë (UNOV) në 28 shtator të vitit 2010. Pra ka plot 5 vite në këtë detyre.

Vetë Spiro Koci ishte i vetëdijshëm për përfundimin e mandatit të tij. Madje në vjeshtën e vitit 2014 ai ka shprehur, nëpërmjet një kërkese të posaçme për MPJ, gatishmërinë për t’u larguar nga Vjena, siç e parashikon praktika dhe ligji i shërbimit të jashtëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat