Pafajësia e Fullanit/Erjon Brace: Të gjithë gjykatësit bashkë të mblidhen, nuk me bindin dot!

Shqipëria

Pafajësia e Fullanit/Erjon Brace: Të gjithë gjykatësit bashkë të mblidhen, nuk me bindin dot!

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 10:49

Erjon Brace, deputet socialist dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ka reaguar përmes një komenti në lidhje me vendimin e Gjykatës, që shpall të pafajshëm ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin, lidhur me vjedhjen e kryer në BSH të 713 milionë lekëve. Brace thekson se jo një gjyqtar, port ë gjithë gjyqtarët të mblidhen bashkë nuk mund të bindin askënd që vjedhja e kryer nuk është përgjegjësi e ish-Guvernatorit. Madje në komentin e tij Brace shkon edhe më tej kur thotë se kur të rrëzohet Qeveria e drejtësisë, atëherë mund të flitet për pafajësi.

“Cfarë je ti, “i pafajshëm”? Jo ai gjyqtari i vetëm dje, por as ky “gjyqtari suprem Berisha”,
nuk më detyrojnë dot të ndryshoj mendim mbi administrimin tënd në Bankën e Shqipërisë.

Të gjithe gjykatesit bashke të behen;

Nuk mund të bindin dot kënd, mua jo e jo, se të vidhet Banka Qendrore pa ndërhyrje nga jashtë, nuk eshte përgjegjësia jote si administrator i saj

Nuk mund të bindin dot kënd, mua jo e jo, se të “blesh” një hotel për zyra thuajse një muaj pasi “gjykatësi suprem Berisha”, si Kryeminister, kishte kryer “shitjen” madje dhe me cmim të vendosur nga ai, jo nga blerësi, nuk është përgjegjësia jote si administrator i Bankës.

Përtej kësaj;

Ti ke të drejtë, nën hetim ishe dhe i vure të gjithë në radhë, përfshirë kreun e Qeverise së Drejtësisë, një Qeveri familjare e veshur me papion balloje.

Kjo është Qeveria që duhet të rrezohet;

Pas saj flasim për “Pafajësi”!”, thekson Brace.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat