Gjyqi i xhihadistëve, Hysa kërcënon gjyqtaren: Do të vijë radha dhe ty

Shqipëria

Gjyqi i xhihadistëve, Hysa kërcënon gjyqtaren: Do të vijë radha dhe ty

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 10:22

Tensionohet sërish seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rekrutim të ushtarëve në Siri, ku një i pandehur i është drejtuar gjyqtares me fjalët “Do të vijë radha dhe ty”. Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjyqtarja ka nxjerrë jashtë të pandehurin Bujar Hasa.

Gjithçka ka ndodhur pasi ai dhe të pandehurit e tjerë nuk kanë pranuar avokatin e caktuar kryesisht si dhe prej faktit se prokurori ka deklaruar se dëshmitarja Nazime Allxhaka bashkëshortja e Mustafa Kuçit, një prej personave që dyshohet se është dërguar prej tyre në Siri, nuk ishte e pranishme.

Prokurori tha se dëshmitarja ishte në gjendje të rënduar dhe nuk mund të vinte dhe për këtë arsye ka kërkuar të vijohet me dëshmitarët e tjerë. Por Bujar Hysa i ka cilësuar si mashtrime argumentet e dhëna për dëshmitaren, e cila në seancën e kaluar i quajti të akuzuarit mjekërcjapë.

Ndërkohë për shkak se mori fjalën pa ju dhënë leje, gjyqtarja i ka kërkuar të pushojë, por Hysa është acaruar më tej, duke bërë që kryegjyqtarja të urdhërojë nxjerrjen e tij nga salla.

Në dalje të sallës së gjyqit i shoqëruar nga uniformat blu, Bujar Hysa ka kërcënuar gjyqtaren me fjalët, “Do të vijë radha dhe ty”.

Bujar Hysa njihet ndryshe si imam në xhaminë e Mzezit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat