Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë mund të shfyqizohet me traktat

Shqipëria

Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë mund të shfyqizohet me traktat

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 21:46

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati deklaron se ligji i luftës që është në fuqi nga Greqia mund të shfuqizohet me një traktat të ri miqësie. Gjatë intervistës ”5 pyetje nga Babaramo”, Bushati u shpreh se, ekzistenca e ligjit të luftës është konfirmuar nga kanale diplomatike greke dhe kjo ka pasoja ligjore sa u takon pronave të sekuestruara të shqiptarëve por edhe pasoja psikologjike.

Bushati tha se revokimi i këtij ligji do të ishte një shenjë e vullnetit të mirë për përmirësimin marrëdhënieve mes dy vendeve dhe jep edhe rrugën që mund të ndiqet. Ministri shprehet se kjo mund të arrihet me traktat miqësie, që përmban formulimin eksplicit për shfuqizimin e ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat