Për një foto me Kombëtaren, bëhen bashkë PD, PS dhe LSI

Shqipëria

Për një foto me Kombëtaren, bëhen bashkë PD, PS dhe LSI

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 19:05

Përveç bashkimit të shqiptarëve anembanë trojeve për të festuar fitoren e madhe të kualifikimit për në Kampionatit Europian që na dha ekipi shqiptar, Kombëtarja ka bërë bashkë edhe politikanët.

Për një foto me Kombëtaren, pas mbërritjes së saj në Tiranë, janë bërë bashkë, Presidenti i vendit Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Kreu i demokratëve Lulzim Basha dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.

I vetmi që mungon në këtë foto është kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ishte i pari që priti personalisht ekipin në aeroport dhe më pas zhvilloi një ceremoni zyrtare pritjeje në Kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat