Ristani takohet me banorët e zonave të përmbytura: Shqetësimet tuaja do i çojmë në Kuvend (Foto)

Shqipëria

Ristani takohet me banorët e zonave të përmbytura: Shqetësimet tuaja do i çojmë në Kuvend (Foto)

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 18:33

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani u takua me banorë të zonave të përmbytura të Fierit dhe Vlorës, pa nga afër gjendjen e tyre të rënduar dhe dëgjoi kërkesat e qytetarëve.

Në Fier, Ristani dhe kreu i degës së PD të këtij qyteti, u ndalën në lagjen “1 Maji” dhe “Sheq i Madh”, ku dëmet e përmbytjeve janë të pamatshme për qindra banorë e biznese të vogla, ku uji ka mbërritur në disa raste deri në katin e dytë. 

Qytetarët e këtyre zonave u akuan për neglizhencën e autoriteteve. Ata thanë se ende nuk janë vizituar nga asnjë përfaqësues i bashkisë apo qeverisë.

Në Vlorë, Ristani u takua me banorë të lagjeve “24 maji” dhe të zonës pranë Kishës Ortodokse, që po vuajnë pasojat dramatike të përmbytjeve.

Qytetarët u shprehën se ka një mungesë totale të vëmendjes së autoriteteve dhe nuk gjen një punëtor të pastrojë, apo një autobot të largojë ujin nga banesat.

Ristani kujtoi deklarimet e Ramës i cili është shprehur se ka investuar në Vlorë aq sa nuk janë investuar në 20 vite, mirëpo realiteti e nxjerr në shesh këtë mashtrim të rëndë.

Si në takimet me banorët e Fierit ashtu edhe me banorët e Vlorës, Ristani u angazhua që shqetësimet e kërkesat e tyre do të marrim vëmendjen e duhur me anë të zërit të opozitës përmes përfaqësuesve të saj në këshillat Bashkiake e në Parlament.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat