Tifozët vërshëllejnë Dukën, sheshi shpërthen në thirrje kundër Serbisë

Shqipëria

Tifozët vërshëllejnë Dukën, sheshi shpërthen në thirrje kundër Serbisë

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 17:41

Armando Duka, Presidenti i FSHF, nuk ka ulur aspak zemërimin e tifozëve megjithëse Shqipëria u kualifikuar në Euro 2016. Në mitingun e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, turma ka shpërthyer në vërshëllima sapo Duka ka marrë fjalën për përshëndetjen e rastit. Vërshëllimat kanë ndodhur vetëm në rastin e Dukës, pasi për cdo lojtar të kombëtares ka pasur brohorima.
Por duket se inati i tifozëve shqiptarë ende nuk ka të ndalur ndaj Serbisë, edhe pse kjo e fundit është eleminuar nga Euro 2016, madje duke e renditur në vendet e fundit të grupeve të eliminatoreve. Të gjithë të pranishmit në sheshin “Nënë Tereza” kanë shpërthyer me thirrjet, “Serbi, Serbi, të q.….motrën”. Ka qenë Flori Mumajesi ai që ka ndezur tifozët, duke sharë i pari. Më pas ai është ndjekur nga të gjithë tifozët. Gjithçka ka ndodhur ndërsa festa ka qenë duke u transmetuar live nga të gjitha televizionet. Më pas, disa nga futbollistët dhe Dritan Shakohoxha, kanë filluar të brohorasin emrin e Ballist Morinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat