Renzi uron kombëtaren shqiptare: U bëtë pjesë e Europës së futbollit, ju presim në Europën politike

Shqipëria

Renzi uron kombëtaren shqiptare: U bëtë pjesë e Europës së futbollit, ju presim në Europën politike

Nga: Gjergj Koja Më: 12 tetor 2015 Në ora: 17:04

Kryeministri italian Matteo Renzi i ka dërguar një mesazh kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama pas fitores së mbrëmshme në Armeni.

Renzi ka uruar homologun e tij shqiptar Edi Rama për fitoren dhe kualifikimin për në Kampionatin Europian.

“Rroftë Shqipëria që u bë pjesë e Evropës së futbollit. Tani ju presim në Evropën politike”, thuhet në mesazhin që Renzi i ka dërguar Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat