Arenë e re kombëtare në Tiranë kushtuar “heronjve” kuqezinj (Foto)

Shqipëria

Arenë e re kombëtare në Tiranë kushtuar “heronjve” kuqezinj (Foto)

Nga: Gjergj Koja Më: 12 tetor 2015 Në ora: 17:02

Nën brohoritjet e disa mijërave qytetarëve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ekipi kombëtar dhe drejtues të FSHF-së u priten në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama, i cili më pas ftoi futbollistët shqiptarë në një takim në mjediset e godinës qeveritare.
Kryeministri Rama ka akorduar medalje ‘Mirënjohjeje’ për Kombëtaren shqiptare, për trajnerin Giani De Biasi dhe për Federatën Shqiptare të Futbollit. Kryeministri Rama duke falenderuar trajnerin De Biasi dhe futbollistët e Kombëtares për arritjen historike, theksoi se ata kurorëzuan “vrapimin dy vjeçar drejt një ëndrre të pamundur”. “Një ëndërr që dy vjet më parë askush nuk e mendonte, përveç trajnerit që pasi mori dhe nënshtetësinë shqiptare mendonte se mund ta ngjiste me fanelën kuq e zi majën e frikshme evropiane”, tha Rama.
“Mallkimi i rikthyer i minutave të fundit e fashiti ëndrrën evropiane. Madje disa u vunë kundër jush, harruan ëndrrën kuq e zi, harruan që edhe sikur aty të mbyllej vrapimi juaj, ju i kshit dhuruar një Shqipëri të denjë konkurruese krenare, e cila në grupin e vet arriti përherë të parë të luftonte për të shkuar në finalet e mëdha, duke lënë pas kombëtare që nuk krahasoheshin me ne as për vlerë monetare as për potenciale. Harruan që kishim një grup ferri me skuadra të vështra. As që donin t’ia dinin se ju kishit siguruar play- offin. Ngatëruan lojën me luftën, topin me armët”, tha Rama.
“Kush nuk e ka mbajtur asnjëherë nuk mund të kuptoj atë peshë që ka ajo fanellë kuq e zi. Nuk do e harroj kurrë dhomën e zhveshjes në ‘Elbasan Arena’, lotët, dhimbjen, trupat e ngrirë, fjalët e kapitenit. Ishte momenti që vendosi të nesërmen dhe bën dallimin mes skuadrave të vërteta si e juaja”, theksoi Rama.
Kryeministri ka paralajmëruar ndërtimin e një stadiumi Kombëtar në Tiranë, e cia do t’I kushtohet kombëtares kuq e zi. “Arena kombëtare do t’iu kushtohet juve dhe në një pllakë të artë do të shkuhen emrat tuaj”, u tha futbollistëve Rama.

Cana: Vlerësimi na gëzon shumë

Kreu i qeverisë ia ka dhënë fjalën të parit kapitenit Lorik Cana. Duke shprehur falenderime për pritjen e bërë dhe hovin e tifozëve, Cana tha se, “në emër të ekipit është shumë e vështirë të gjejmë personat të cilët brenda vendit në institucione dhe shoqëri, të gjithë e dinë pasionin për vendin, është vështirë të kuptosh të sakrificën dhe mundin.
“Disa janë këtu sepse e dinë që i nderojnë familjarët e tyre dhe veten dhe si unë më i vjetri në kombëtare. Kemi ardhur me një qëllim dhe vlerësimi na gëzon shumë. Në emër të ekipit jemi krenar dhe të lumtur që të tjerët i bëmë të lumtur. Unë e thash edhe dje, pavarësisht se e kemi fatin në dorën tonë, ‘Shqiptarët do të fitojnë cdo luftë sapo të kenë mbaruar betejat me veten”. Suksesi është meritë e djemve, që duhet të merren si shembull, deri të magazinieri. “, tha Cana.

De Biasi: Pa këta djem nuk do të kisha bërë asgjë

Edhe trajneri i kombëtares, Gianni De Biassi e ka marrë fjalën, ndërsa me tone humori tha se kishte probleme me tonin e zërit.
“E kam zërin e ulët dhe nuk kam përgatitur asgjë. U përlota, ke një aftësi për të prekur telat e zemrave të njerëzve. Kam një moto ‘beso në fuqinë e ëndrrave të tua dhe do të kthehen në realitet”. Pa këta djem nuk do të kisha bërë asgjë, i bashkova dhe i shoqërova me të gjithë ju, falë edhe bashkëpunimit me Presidentin. Jam përpjekur që të marr më të mirën nga të gjithëe, ata përbëjnë një ‘lënëdë plasëse’. Shpresoj që mos u zhgënjejmë”, tha de Biasi.

Mijera qytetare presin Kombetaren

Mijera qytetarë kane duatrokitur kombetaren shqiptare sapo autobuzi ka mberritur nga Aeroporti Nene Tereza prane selise se kryeministrise, ku u organizua pritja ceremoniale ne prani te kryeminsitrit Edi Rama.
Brohorima , duatrokitje, urime , kane mbushtur qiellin gri te kesaj te hene, dhe sheshin para kryeministrise se shqiptareve.
Sportadashës, të rinj e të reja, janë në pritje të nisjes së nje koncerti të madh, i organizuar nga Digitalb ne nderim te fitores se madhe e e cila coi Shqiperine ne Kampionatin Europian, France 2015,
Ne kete koncert do të jenë të pranishëm dhe futbollistët e ekipit tonë kombëtar, pas takimeve që këta të fundit do të zhvillojnë me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bujar Nishani.
Në shesh, sportdashës, të veshur kuq e zi, kanë ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, por dhe nga Kosova e Evropa. Ndërkohë, grupe valltaresh interpretojnë nën ritmin e këngëve popullore, ndërsa në koncert pritet të performojnë këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, si Flor Mumajesi, Elvana Gjata, etj.









Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat