Video: Rinas, Rama fishkëllehet nga tifozët që thërrasin “Berisha”

Shqipëria

Video: Rinas, Rama fishkëllehet nga tifozët që thërrasin “Berisha”

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 15:50

Mijëra tifozë të mbledhur në Rinas për të pritur kombëtaren e Shqipërisë në futboll, duket se nuk e kanë mirëpritur mbërritjen aty të kryeministrit Edi Rama.

Tifozët duket se nuk e kanë harruar ende humbjen me Serbinë, ndërsa të mbledhur para aeroportit ata e kanë pritur Ramën me thirrjet ‘Sali Berisha’.

Shumë shqiptarë janë shprehur të zhgënjyer nga masat në ndeshjen me Serbinë, ku shumë prej tyre nuk mundën të futen në stadium. Ata akuzuan qeverinë se toleroi serbët por jo tifozët e kombëtares.

Ndërkaq në rrjet ka nisur një fushatë ku kërkohet lirimi i Ismail (Ballist) Morinës, i ndaluar vetëm 1 ditë para ndeshjes.

Ai u kap me armë, ndërsa mijëra tifozë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë i japin atij një meritë të madhe për kualifikimin e Shqipërisë në kampionatin Europian “Francë 2016”.

E në një situatë të keqe ndodhet edhe “Ismaili i Vlorës”. Qyteti bregdetar gjendet nën ujë prej më shumë se 48 orësh dhe askush nuk është kujtuar për të, përveç Ministrisë së Bujqësisë që po bën sa mundet.

Kryeministri Rama ende nuk është kujtuar për zonën e tij elektorale, ndërsa është duke festuar kualifikimin e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat