Frroku do të mbetet në burg

Shqipëria

Frroku do të mbetet në burg

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 14:32

Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e deputetit Mark Frroku për zëvendësimin e masës arrest me burg në një masë më të butë.

Deputeti i cili ndodhet në burg pasi akuzohet për një vrasje në Blegjikë në vitin 1999, kishte kërkuar përmes avokatit të tij që të lihet i lirë me argumentin se faktet dhe rrethanat kundër tij nuk janë të rënda.

Në kërkesën e dërguar nga pala mbrojtëse e Mark Frrokut, deputeti ishte shprehur i gatshëm të jetë në dispozicion të drejtësisë sa herë të paraqitet nevoja, por në seancën e sotme gjyqësore, nuk u pranua kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Mark Frroku ndodhet pas hekurave si i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel, 16 vite më parë, në një stacion treni në Bruksel në vitin 1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat