Berisha: Me lirimin e Fullanit mori fund hakmarrja e Edi Rames

Shqipëria

Berisha: Me lirimin e Fullanit mori fund hakmarrja e Edi Rames

Nga: H.O. Më: 12 tetor 2015 Në ora: 14:27

Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha ka reauar ndaj vendimit të gjykatës e cila e shpalli të pafajshëm Ardian Fullanin ish guvernatorin e bankës. Ai ka thënë se hakmarrja e Edi Ramës përfundoj.

Ja postimi i tij:

Nje farse e turpshme politike, hakmarrese dhe primitive e Edi Rames dhe vulgut te tij ndaj armikut Ardian Fullani, perfundoi.

Te dashur miq, sot gjykata shpalli te pafajshem ish Guvernatorin e Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani te arrestuar me urdher politik nga Edi Rama me akuza fallco per nje ceshtje qe ne asnje vend te botes perveç Korese se Veriut nuk mund te ndodhte.

Edi Rama shfrytezoi vjedhjen ne Banken e Shqiperise te 7 milione eurove qe thone se u perdoren per fushate per te goditur politikisht njeriun qe nuk mund te pranonte ti dorezonte piktorit deshtak autonomine kushtetuese te Bankes se Shqiperise. Edi Rama mbrojti dhe nuk lejoi as qe te pyetet pergjegjesin direkt te sigurise se arkes ku u vodhen parate per fushat, pasi ai kishte merita se kishte lejuar vjedhjen me urdher te partise dhe ne rast se do te merrej ne pyetje i ati i top modeles se hajnise te tatimeve, edhe do mund te tregonte porositesit e vertete te vjedhjes se 7 milione eurove ne Banken e Shqiperise dhe destinacionin e vertet te tyre.

Arrestimi dhe fushata primitive e linçimit stalinist publik te Fullanit dhe familjareve te tij e nje bankieri, qe ne koherat e krizes me te rende financiare per Europen dhe boten dha kontributin me te madh ne mbrojtjen e stabilitetit monetar dhe sistemit bankar te vendit jane fytyra e vertete e Edi Rames dhe suites se tij, qe nuk kane ligje as dhe moral dhe qe po rrenojne cdo dite ekonomine dhe financat e shqiptareve! sb/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat