Universitetet, shkëmbime akademike mes Shqipërisë dhe Kosovës

Shqipëria

Universitetet, shkëmbime akademike mes Shqipërisë dhe Kosovës

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 13:48

Ka nisur sot viti i ri akademik në të gjitha universitetet e Shqipërisë. Mbi 170 mijë studentë, mes tyre 18 mijë ulen për herë të parë në auditore. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla mori pjesë sot në një ceremoni të organizuar me studentë të Ekonomikut, ndërsa iu uroi atyre suksesedhe arritje të larta në mësime.

Ajo premtoi se MAS do ti mbështes studentët dhe pedagogët me çdo problem të tyre, ndërsakërkoi edhe bashkëpunim për zbatimin e ligjit të ri të arsimit të lartë.

'170 mijë studentë nisin rrugëtimin e tyre në ditën e parë të jetës së tyre akademike, në vitet e para, të dyta e të treta, apo në studimet Master, ndaj suksese paçi qoftë çdo ditë e tyre një ditë e arrirë e bashkëpunimit e komunikimit dhe dijës. Ne ideuam reformën e arsimit të lartë dhe sot kemi një ligj të ri të arsimit të lartë; një ligj të ri që do të mundësojë një situatë të re të dijes, cilësisë, autonomisë, lirisë akademike. Por sigurisht sado i mirë të jetë një ligj në letër nëse ai nuk jetësohet përmes punës dhe përgjegjësive të reja që vijnë së pari nga stafet drejtuese, nga profesorët dhe pedagogët dhe pastaj ng a ju të dashur studentë, do të mbetet një ligj në letër, dhe ajo që ne do të donim të arrinim me këtë reformë dhe me këtë ligj të ri," tha Lindita Nikolla ministre e Arsimit.

Edhe rektori i UT-së Dhori Kule iu uroi suksese studentëve, ndërsa u ndal edhe në rëndësinë e iniciativave të reja të shkëmbimit akademik mes profesorëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ai bëri të ditur gjithashtu se Qeveria shqiptare ka futur ne prioritetet e saj të investimeve Kampusin e Ri të Universitetit të Tiranës, që pritet të jetë gati brenda 3 vitesh.

"Janë shtuar rekrutimet në stafin akademik, të arsimuar dhe të kualifikuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Bashkëpunime të universitetit tonë me ato homologe duke filluar nga ato që flasin shqip janë të konsoliduara, me Universitetin e Kosovës, në Prishtinë dhe të gjithë universitetetqë janë hapu r në Kosovë . Universiteti i Tiranëskëmben staf akademik, madje sot që ka nisur dita e parë këtu një pjesëe stafit tonë janë nisur drejt universiteteve në Kosovë, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren. Po kështu edhe me universitetin e Maqedonisë, në Tetovë, bashkëpunime të jashtëzakonshme kemi edhe me universitetet evropiane dhe amerikane," tha Dhori Kule rektor i Universitetit të Tiranës.

Këtë vit, Qeveria Shqiptare ka miratuar 18,986 kuota për 289 programe studimi në të cilat kanë aplikuar 29,168 kandidatë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat