Gjykata shpall të pafajshëm Ardian Fullanin

Shqipëria

Gjykata shpall të pafajshëm Ardian Fullanin

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 13:11

(E plotësuar) Edhe pse prokuroria kishte kërkuar pesë vite burg, Gjykata e Tiranës vendosi të shpallë të pafajshëm ish-Guvernatorin Ardian Fullani.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i kërkuar nga prokuroria do zbritej, por gjykata e ka liruar plotësisht nga akuzat Fullanin.

Prokuroria kërkon 5 vjet burg për Fullanin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burg për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Ndaj tij është zbatuar gjykimi i shkurtuar, dhe tashmë Fullani rrezikon deri në tre vite burg.

Ish-drejtuesi i bankës qendrore akuzohet për shpërdorim detyre në vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat