Policia nis fushatën e sensibilizimit kundër trafikimit të personave

Shqipëria

Policia nis fushatën e sensibilizimit kundër trafikimit të personave

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 12:32

Policia e Tiranës ka nisur sot fushatën sensibilizuese “Bashkohu me ne dhe thuaj JO trafikimit të personave”!. Sipas Policisë së Tiranës, kjo nismë ka si synim kryesor ndërgjegjësimin e qytetarëve se trafikimi është një fenomen që na rrezikon të gjithëve dhe askush nuk është imun ndaj tij.

“Pa mbështetjen dhe përfshirjen në këtë luftë të gjithë shoqërisë asnjë strukture dhe asnjë institucion nuk do të mund të ketë sukses. Në kuadër të muajit të luftës kundër trafikimit të personave, falë një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë dhe Zyrës së Koordinatorit Kombëtar kundër trafikimit të personave, janë shpërndarë materiale ndërgjegjësuese në qendër të kryeqytetit”, bën të ditur Policia e Tiranës. Sipas statistikave çdo minutë një njeri në botë bëhet viktimë trafikimi, kaq mjafton për të treguar rëndësinë dhe përmasat e kësaj plage të rëndë.

Trafikimi si një fenomen global i ditëve të sotme, kërkon padyshim vëmendjen e shtetit dhe gjithë shoqërisë për të dhënë kontributin e tyre në parandalimin dhe minimizimin e pasojave të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat