Rama: Ti dhurojmë mikpritjen e merituar heronjve të Kombëtares

Shqipëria

Rama: Ti dhurojmë mikpritjen e merituar heronjve të Kombëtares

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 12:07

Kryeministri Edi Rama përmes një komenti në rrjetet sociale ka ftuar tifozët shqiptarë që ti organizojnë mikpritjen e merituar kombëtares shqiptare. Në dallim nga ndeshja ndaj Serbisë, Rama ka ftuar qytetarët që të mbajnë dicka kuqezi në trup apo në duar, si shenjë mikpritjeje për lojtarët e kombëtares, që arritën të kualifikojnë Shqipërinë në Euro 2016. Por duket se apeli i Ramës ka qenë i vonshëm, pasi tifozët janë organizuar në grupe për të pritur kuqezinjtë që në aeroportin e Rinasit.

“Heronjtë e Kombëtares zbresin sot në Rinas në orën 12.40 ...
Autobusi i Kombëtares mbërrin në Kryeministri rreth orës 13.30...
Kombëtarja ndalet tek Sheshi Nënë Tereza rreth orës 14.30...
Le t'u dhurojmë mikpritjen e merituar me diçka kuqezi në trup apo në duar”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat