Përmbytjet, Berisha: Paçi mëshirën e Zotit se qeveria është në weekend

Shqipëria

Përmbytjet, Berisha: Paçi mëshirën e Zotit se qeveria është në weekend

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 12:06

Facebook Twitter
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka ebre thirrje Prokurorise te nise hetim “per te vendosur para ligjit pergjegjesit e mosfurnizimit me energji per 18 ore me rradhe te hidrovoreve ne zonat e permbytura”

Sipas tij, asnje deputet apo zyrtar nuk iu gjend prane banoreve te permbytur, “perveç ministrit, siç po flitet ne ikje, Panariti, qe nuk ka asnje kompetence te vecante per fatkeqesite natyrore”.

Statusi i Berishës:

A eshte normal ky njeri?!

Jugu mbytej si rralle here ne histori, Rama bente pazarin i shoqeruar nga kamerat dhe sulmonte opoziten se po politizon shiun.

Te dashur miq, fundjava qe kaloi ishte tejet e veshtire, permbytese si rralle ndonje here me pare per Vloren, Fierin, Lushnjen, Skraparin, Gramshin, Erseken. Rrebeshet e medha, dalja e lumenjve dhe perronjve malor, shkaktoi vdekjen e nje personi ne Rradhime dhe permbyti ne keto rrethe mijera banesa, biznese, gje te gjalla, toka, izioloi zona te tera si rralle here ne memorien e ketyre zonave. Sipas mediave dhe burimeve zyrtare, hidrovoret e zonave te permbytura nuk paten energji per rreth 18 ore, gje qe shnderroi Matin e madh ne nje katastrofe reale.

Pervec ketyre, ne fund javen qe kaloi ne keto zona shteti ishte ne weekend, prane banoreve qe perballeshin me kete fatkeqesi te madhe natyrore nuk u gjenden, me gjithe thirrjet e opozites, asnje deputet apo zyrtar lokal apo qendror, perveç ministrit, siç po flitet ne ikje, Panariti, qe nuk ka asnje kompetence te vecante per fatkeqesite natyrore.

Edi Rama, siç thote ne mesazhin e tij nje banor i permbytur, kishte zgjedhur per te tallur, me nder prapanicen me fatkeqesine natyrore te qarqeve te Jugut. Ai kishte ftuar kamerat ta filmonin tek bente pazar si familjar “shembullor”, blinte tersheren, erezat dhe veçanerisht makaronat spageti qe thuhet vazhdon ti haje me tenxhere para sepse pjata nuk i hyne ne sy.

I papergjegjshem dhe jo normal sic eshte, kritikave te opozites dhe banoreve te permbytur per indiferencen e tij ekstreme çnjerezore ju pergjigj se po politizoni shiun, te cilin nuk e keni nga qeveria por nga perendia ndaj dhe paçi meshiren e Zotit se qeveria eshte ne weekend dhe nuk ka pune me ju!

Duke denoncuar dhe nje here kete qendrim çnjerezor te Rames, qeverise dhe administrates se tij ndaj banoreve te zonave te permbytura nga shiu i ndhimuar nga qeveria e papergjegjshme, kerkoj shpalljen e gjendjes se emergjences civile ne keto zona dhe marrjen e masave per zhdemtimin e tyre ne perputhje me ligjet e vendit.

I bej hirrje prokurorise te ndermarre me urgjence hetimin per te vendosur para ligjit pergjegjesit e mosfurnizimit me energji per 18 ore me rradhe te hidrovoreve ne zonat e permbytura! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat