Kastriot Islami: Qëllimi i Ramës ndaj Metës, i njëjtë me atë të Janarit 2011. Ja çdo të kërkojë Kryeministri nga opozita

Shqipëria

Kastriot Islami: Qëllimi i Ramës ndaj Metës, i njëjtë me atë të Janarit 2011. Ja çdo të kërkojë Kryeministri nga opozita

Nga: Gjergj Koja Më: 10 tetor 2015 Në ora: 18:01

Deputeti demokrat Kastriot Islami përmes një komenti shprehet se qëllimi final i Kryeministrit edi Rama për goditjen fatale ndaj Ilir Metës mbetet i njëjtë, po ai i Janarit 2011. Islami thekson se Ilir Meta i duhet Edi Ramës sa të vendosë rregullin në drejtësi dhe më pas ai dhe as të fortët nuk do ti hyjnë më Kryeministrit në punë. Islami bën diversion kur thotë se nëse Ramës do ti rrezikohet Qeveria, atëherë do të kërkojë koalicion me PD, ndërsa thekson se në asnjë rast opozita nuk duhet të bëjë marrëveshje me Edi Ramën.

Komenti i Kastriot Islamit

Qëllimi i Ramës për "goditjen fatale" të Metës mbetet i njëjtë...Po ai i janarit 2011...Po ai para disa javësh...Po ai kur Rama ishte në Nju Jork...Ai mendon se vetëm kështu mund të bëhet i besueshëm në sytë e ndërkombëtarëve përsa i përket luftës kundër korrupsionit e krimit. Sepse kështu do të mund të konsiderohej i "aftë" për të luftuar "peshqit e mëdhenj" të korrupsionit... Sepse vetëm kështu do të mund të "pastronte" të gjithë akuzat që shqiptarët e ndërkombëtarët kanë drejtuar ndaj tij për korrupsion...
*****
Duket sikur ka një "kthim prapa" të Ramës lidhur me sulmet ndaj Metës, por ky është një veprim taktik dhe i përkohshëm... Betejën mes tyre nuk e ka më asnjeri prej tyre në kontroll... Ky veprim taktik apo 'armëpushim i përkohshëm" bëhet për të dobësuar "mekanzimat mbrojtes të Metës"...Për të vënë në gjumë Metën dhe krijuar atij iluzionin se e gjithë kjo ishte një paranoje e vetë Metës dhe për ti hequr cdo dyshim sulmi ishte qëllimi i Rames...Por mbi të gjitha për të "mos hedhur në erë reformën e drejtësisë" që Rama po përpiqet ta përdorë për të vënë në kontroll drejtësinë e kështu ta ketë të sigurtë "eleminimin edhe të Metës".. ....Sepse pas kësaj reforme Ramës nuk i duhen me as Meta dhe asnjë nga të "fortët" apo "deputetët me rekorde kriminale" për të mbajtur në këmbë qeverinë e tij... Pas miratimit të "reformës së drejtësisë" Rama do të jetë vetëm në kërkim të "certfikatës të pastërtisë" për vehten e tij për tu "shndërruar në luftëtar i paepur kundër korrupsionit e krimit" dhe për të garantuar këtë certifikate do të jetë gati të bëjë kurban të gjithë ata që e sollën dhe e mbajtën dy vjet në pushtet...përfshi edhe Meta të cilin e konsideron të vetmen pengesë...
*****
Dhe nëse do ti rrezikohet posti i kryeministrit, do të kërkojë zgjedhje të parakohshme... dhe/ose do të dërgojë misionare për "koalicionin e madh" me "opozitën. As njëra dhe as tjetra s'duhen pranuar...Sepse Rama është strumbullari i së keqes, i "oligarkisë, banditizmit dhe krimit" në Shqipëri dhe crrënjosja e këtij rregjimi do te ndodhë vetëm duke larguar Ramën...
*****
Rama s'mund të jetë pjesë e zgjidhjes përderisa është ideatori, organizatori, realizuesi dhe përfituesi më i madh i Oligarkisë, Banditizmit dhe Krimit në Shqipëri...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat