Ministria e Jashtme dhe Kuvendi i Shqipërisë dënojnë sulmin terrorist në Ankara

Shqipëria

Ministria e Jashtme dhe Kuvendi i Shqipërisë dënojnë sulmin terrorist në Ankara

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 15:22

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon sulmin e sotëm terrorist të ndodhur në Ankara të Turqisë, me pasojë humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm.

Në një njoftim për shtyp Ministria e Jashtme shkruan; “Shprehim ngushëllimet e thella dhe u gjendemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto momente të vështira duke uruar një shërim të shpejtë për të plagosurit dhe në tejkalimin e kësaj situate.

Ndërkohë edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh ngushëllime autoriteteve turke dhe familjeve të viktimave të aktit terrorist në Ankara.

”Ky akt i shëmtuar që godet njerëz të pafajshëm duhet të na rrisë edhe më shumë ndjenjën e solidaritetit dhe të na bashkojë në përpjekjet dhe luftën kundër së keqes. Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë gjithnjë pranë popullit turk me të cilin kemi lidhje të ngushta historike dhe veçanërisht në këto momente të vështira,” shkruan Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat