Përmbytjet në Lezhë, bashkia e pafuqishme t’i parandalojë

Shqipëria

Përmbytjet në Lezhë, bashkia e pafuqishme t’i parandalojë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 15:19

Në qytetin e Lezhës ka nisur ndërhyrja për normalizimin e situatës pas përmbytjeve të një dite më parë nga rreshjet e dendura të shiut.

Puna nisi me largimin e intereve dhe masave të dheut të sjella në rrugët kryesore pas gërryerjeve të kanaleve, të cilat janë hapur për vendosjen e tubacioneve të ujit të pijshëm.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Lezhë Ndue Llushi përmbytjet do të jenë të vazhdueshme sipasojë e ndërtimeve mbi kolektor dhe pa asnjë plan.

Ndue Lushi, Drejtoria e Sherbimeve Publike, Bashkia Lezhë: “Lezha me këtë situatë që është të investimeve dhe kanalizimeve, përsëri do të ketë situata të tilla. Të gjithë pa përjashtim nga qytetari tek pushtetari kemi dhënë kontribut për të pasur këto përmbytje”

Qyteti i Lezhës rrezikohet nga përmbytjet, sa herë që reshjet e shiut bien me densitet të lartë. Banorët kanë denoncuar disa herë këtë situatë, por bashkia ndjehet e pafuqishme të marrë masa parandaluese përballë ndërtimeve pa kriter

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat