Voltana Ademi zgjidhet Kryetare e Shoqatës së Bashkive, miratohet edhe dekriminalizimi

Shqipëria

Voltana Ademi zgjidhet Kryetare e Shoqatës së Bashkive, miratohet edhe dekriminalizimi

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 14:14

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë mblodhi sot Asamblenë e Përgjithshme, e cila zgjodhi si kryetare të kësaj shoqate, kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Asamblea gjithashtu vendosi bashkimin e shoqatave të bashkive dhe komunave në një trupë, përcaktimi se anëtarë të këtij organizmi nuk do të jenë personat me precedent penalë.

Ademi do të jetë e para kryetare grua e shoqatës më të madhe në vend që mbron interesat e pushtetit vendor dhe zgjerimit të autonomisë vendore.

Asambleja e Përgjithshme vendosi gjithashtu të bëjë anëtarë me të drejta të plota edhe këshilltarët bashkiakë, ndërsa u dha statusin e të ftuarve administratorëve të njësive vendore.

Asambleja e Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive bëri pjesë të statusit të saj dekriminalizimin, duke vendosur që individët me rekorde kriminale e penale të mos jenë pjesë e kësaj organizate.

Pas këtyre vendimeve të rëndësishme, kryetarja e shoqatës znj. Voltana Ademi lexoi një rezolutë e cila u miratua njëzëri nga Asambleja e Përgjithshme. Rezoluta shpreh nevojën e përshpejtimit të reformave për qeverisjen vendore dhe vijimësinë e decentralizimit për të ofruar një shërbim sa më cilësor për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat