Berisha merr në Ismail Morinën: U arrestua dhe u lincua me urdhër të Edi Ramës

Shqipëria

Berisha merr në Ismail Morinën: U arrestua dhe u lincua me urdhër të Edi Ramës

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 12:41

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon Kreun e Qeverisë Edi Rama se me urdhër të tij është arrestuar dhe lincuar mizorisht, Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina, i cili një vit më parë mori autorësinë e ngritjes së dronit në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. “Me urdhër të Edi Ramës, Morinës, të cilin ai e akuzoi se do te vriste Kryeministrin e Serbisë dhe e lincoi mizorisht për aktin terrorist imagjinar me mediat e qeverisë, i hiqet në sallën e gjyqit bluza e kuqe me shqiponje sikur të ishte kryqi i thyer nazist. Video tregon këtë moment të pabesueshem me të cilin Rama mendon se poshtëroi Ismail Morinën por në të vërtet ai me këtë akt poshtron veten dhe tregon fytyrën "europiane" të etërve të tij.”, shkruan Berisha në Facebook.

Reagimi i ish-Kryeministrit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetin social. Në replikë me komentuesit, Berisha shkruan se “të arrestosh tjetrin si terrorist me akuzën se do te vriste Kryeministrin e Serbisë në Shqiperi është një akt monstruoz që vetëm Edi Rama mund ti lejojë vehetes të bëjë si ç' bëri ai me Morinën, cili i kërcënuar kishte kërkuar mbrojtjen e policisë në përputhje me ligjin. Dhe pasi kjo ju mohua u paiisë me një armë për vetëmbrojtje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat