Panariti merr titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Peruxhias‏

Shqipëria

Panariti merr titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Peruxhias‏

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 12:36

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, merr titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Peruxhias‏.

Në faqen zyrtare të universitetit italian njoftohet mbajtja në datën 22 tetor e ceremonisë për dhënien e titullit akademik “Doktor Honoris Causa”, në mjekësi veterinare për ministrin Panariti.

Universiteti i Peruxhias është je ndër universitetet më të vjetra në Europë i themeluar në vitin 1308. Në vitin 2014 - 2015, u shpall si universiteti më i mirë ndër universitetet e mëdhenj të Italisë.

Po këtë vit ky universitet i dha titullin “Doktor Honoris Causa” në financa, presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat