PD denoncon skandalet në shëndetësi: Rama-Beqaj favorizojnë importuesit e tyre. U hoqën nga lista barna që si përkasin miqve të Qeverisë

Shqipëria

PD denoncon skandalet në shëndetësi: Rama-Beqaj favorizojnë importuesit e tyre. U hoqën nga lista barna që si përkasin miqve të Qeverisë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 12:27

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqa për përfshirjen në një sërë skandalesh në shëndetësi, ku cdo biznes miliona eurosh që kanë bërë me klientelën e tyre është shoqëruar me dëme dhe kosto për qytetarët. Deputetja Albina Dede akuzoi Rama-Beqaj se për të favorizuar importuesit e tyre, futën në listën e ilaceve të rimbursueshme 30 principe të reja, pikërisht duke e ditur se kush i ka dhe kush i tregton këto barna. Sipas saj, nga ana tjetër, hoqën nga lista medikamente që nuk u përkasin miqve të qeverisë, me justifikime qesharake. “Në listën e barnave të rimbursueshme për të sëmurët, pensionistët dhe ata që kanë problem të vazhdueshem me shëndetin, të preferuarat janë alternativat e para. Këto pothuajse janë zhdukur, për tu hapur rrugë pikërisht barnave që fusin në treg grupet e Beqës dhe Ramës. Fakt është se 30 përqind e barnave të listës së rimbursueshme kushtojnë nga 50 deri në 150 përqind më shtrenjtë. Rritjen e çmimit e ka sjellë ndërhyrja e qeverisë në treg me interesa klienteliste, pasi edhe importuesit që i kanë magazinat plot me ilaçe që u duhen qytetarëve, por që nuk janë pjesë e klientelës, nuk u lejohet tregtimi pasi agjensia kombëtare nuk i pajis ato me pullë, duke i dënuar kështu, duke i mbajtur larg tregut, për ti hapur rrugën miqve e donatorëve. Si pasojë e këtyre politikave klienteliste janë larguar 2 kompani prestigjioze ndërkombëtare: Glakso dhe Actavis. Shumë barna cilësore të kompanive serioze farmaceutike po tërhiqen nga tregu dhe po zëvendësohen me barnat e klientëve të qeverisë”, tha deputetja demokrate.
Sipas saj, të gjitha barnat e futura në listën e rimbursueshme në mënyrë të kundraligjshme, i janë dhënë paketë një klienti të qeverisë “Inkomed”, i cili i sjell ato nga Turqia dhe jo nga prodhuesit origjinalë.
“Gjithë këtë skemë mafioze, këtë industri përfitimi në kurriz të jetës së shqiptarëve, Edi Rama dhe Ilir Beqa mundohen ta fshehin duke thënë se qenkan ulur çmimet e barnave.
Në fakt, ato flasin për çmimet e medikamenteve që janë alternativë e parë, medikamente që nuk janë më në treg, pasi janë zevedendësuar me barnat e klientelës Rama-Beqa. Pra sipas tyre, janë ulur çmimet për disa ilave, por qytetarët nuk e kuptojnë dot, pasi ato thjesht nuk gjenden më në të treg.
Ilaçe të domosdoshme si;
1. Ursobil 250mg
2. Finasteride 5 mg
3. Insulina lantus rapid
4. Heferol 350 mg
5. Progesteron 100 mg
6. Nevibolol stada 5 mg
7. Urostad 4 mg
8. Gabaoentine 300mg
9. Propafenon 150 mg
10. Stada
11. Hydroxy urea
12. ‎Haldol ampule
13. Amiodaron ampule
14. Galvus met
15. Allopurinol
16. Olmersartan
17. ‎Sulfasazine
18. Ticlopidine
19. Neifulvigal
20. Gynodrk
21. Flotrin uro
22. Azatril
23. Diontinte
24. Katena 300
Kjo pra është shendetësia falas e Edi Ramës. Në fakt biznesi më i madh i tij dhe i Ilir Beqës, që po u kushton shqiptarëve çdo ditë e më shumë, madje po blejnë përkeqësimin e shëndetit të tyre”, tha Deda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat