PDIU: Duam ministri! Tavo: U prish marrëveshja me Ahmetajn

Shqipëria

PDIU: Duam ministri! Tavo: U prish marrëveshja me Ahmetajn

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 10:26

Vjeshta vazhdon të sjellë trazim në mazhorancën e Edi Ramës.

PDIU këmbëngul që të marrë një post ministror, madje deputeti i kësaj partie, Aqif Rakipi thotë se ky ka qenë premtimi i Ramës.

Sipas gazetës Sot, Rama u ka premtuar një ministri në rastin e parë që do bëhen ndryshime në qeveri.

Megjithatë kryeministri u ka kërkuar disa javë kohë.

PDIU po bën presion me votat e saj, për të mos kaluar nismat e qeverisë sa kohë nuk u plotësohet kërkesa.

Ndërkohë Vangjel Tavo i LSI, që pretendon të marrë vetë drejtimin e një ministrie, thotë se tensionet e fundit mes PS dhe LSI në Gjirokastër dhe Përmet vijnë për shkak se PS po prish marrëveshjen që ai kishte firmosur më parë me Arben Ahmetajn.

Tavo thotë për Shqiptarja.com se marrëveshja ka nisur të prishet që kur në Gjirokastër ka ardhur Koço Kokëdhima si koordinator.

“Unë kam ankesa për zbatimin e marrëveshje. Ajo nuk po zbatohet për faj të PS, jo të LSI-së,” tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat