“Bomba”, Ben Blushi sulmon ashpër Ramën për fjalimin për Kombëtaren

Shqipëria

“Bomba”, Ben Blushi sulmon ashpër Ramën për fjalimin për Kombëtaren

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 08:44

Deputeti socialist Ben Blushi hedh kritika të forta ndaj Kryeministrit Rama për qëndrimin që mbajti pas humbjes së Kombëtares tonë me atë të Serbisë.

Sipas Blushit, edhe pse ekipi kombëtar dhe gjithë shqiptarët humbën ndeshjen, Kryeministri Rama duket se ka dalë i fituar dhe këtë e tregon me mburrje. Blushi shprehet se Rama ka vijuar zakonin e tij për të ngritur veten e tij e duke ulur të tjerët.

Sipas tij, ai mburret me masat e marra për të ruajtur rendin, për të kuruar imazhin e vendit, dekorin dhe nuk e ndien veten humbës, por fitues, ndërsa humbësit janë gjithë të tjerët.

Për deputetin socialist, sigurimi i rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së ndeshjes me Serbinë, nuk është gjë tjetër veçse detyrë e kreut të qeverisë, puna e Kryeministrit.

ANALIZA E BLUSHIT

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat