Basha: Shqipëria digjet, Rama jep leksione futbolli

Shqipëria

Basha: Shqipëria digjet, Rama jep leksione futbolli

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 21:19

Në vend të një reagimi për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë, kreu i demokratëve Lulzim Basha, preferoi të komentonte deklaratën e kryeministrit Rama mbi lojën e mbrëmshme.

Në një prononcim në Facebook, Basha e cilësoi kryeministrin si komentator të rubrikës sportive, që pasi “e ndriti me papunësinë, taksat, çmimet dhe shëndetësinë tani na bën edhe leksione futbolli e tifozërie”.

“Shqipëria digjet nga varfëria, korrupsioni dhe krimi, ndërsa kryepërgjegjësi na krihet ekraneve si komentator i rubrikës sportive. Vendi është përmbytur nga korrupsioni që ka shpërthyer në çdo anë. Shqiptarëve u janë marrë nga afera e tij me CEZ 600 milionë euro. Kryepërgjegjësi përcakton klientët dhe ndërtuesit e tij fitues të çdo tenderi që para se të bëhet tenderi. Ministri i tij ka hapur mësimore droge. Pasi e ndriti me papunësinë, taksat, çmimet dhe shëndetësinë tani na bën edhe leksione futbolli e tifozërie. Këndon gjeli majë plehut”, u shpreh Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat