Gjin Gjoni del i larë nga drejtësia Gjykata: "Nuk ekziston fakti penal"

Shqipëria

Gjin Gjoni del i larë nga drejtësia Gjykata: "Nuk ekziston fakti penal"

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 19:10

Gjykata e Apelit Durrës, para dy ditësh, ka vendosur përfundimisht që për rastin e Gjin Gjonit, "nuk ekziston fakti penal".

Hetimi ishte pushuar për faktin se gjykata nuk pranoi shtyrjen e afatit të hetimit të Prokurorisë së Elbasanit, e cila priste letër-porosi nga Franca dhe Gjermania për këtë rast.

Por, Gjini nuk pranoi që hetimi të pushohej për çështje procedurale afatesh hetimore dhe kërkoi nga gjykata që të shpallej se fakti penal nuk ekziston.

Kjo kërkesë u pranua nga Gjykata Elbasan, por Prokuroria Elbasan e apeloi. Gjykata e Apelit Durres rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi që "fakti penal nuk ekziston". Pra, praktikisht dhe juridikisht kjo çështje është mbyllur përfundimisht, pasi gjykata vendosi që nuk ka fakt penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat