Bëhuni gati për stuhi!

Shqipëria

Bëhuni gati për stuhi!

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:00

Shqipëria pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu e stuhi gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme.

Një stuhi e fortë nga veriu i Afrikës do të kalojë nëpër Mesdhe që nga pasditja e së premtes, duke prekur jugun e Italisë, Greqinë dhe bregdetin perëndimor të Gadishullit Ballkanik.

Sipas ueb-faqes "Weather.com", e specilizuar në parashikimin e motit, vendi ynë do të preket më tepër gjatë të shtunës pasdite, me shira të rrëmbyer dhe erëra deri në 85 kilometra në orë.

E hëna do të sjellë qetësim të stuhisë, e cila do të zgjohet sërish të martën dhe të mërkurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat