Ruli flet për debatin me Bashën: Ja çfarë ndodhi në mbledhjen e PD-së

Shqipëria

Ruli flet për debatin me Bashën: Ja çfarë ndodhi në mbledhjen e PD-së

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 17:59

Dy ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ka pasur një debat me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Deputeti Ruli ka thyer sot heshtjen për këtë çështje, duke u shprehur se debatet janë normale brenda grupit të demokratëve.

Në një prononcim për News 24, Ruli ka fajësuar krerët e PD-së në rrethe, të cilët sipas tij lëshojnë deklarata të papërgjegjshme.

“Është normale të ketë debate në mbledhjet e grupit, por krerët e degëve lëshojnë deklarata të papërgjegjshme. I kërkova Bashës t’i disiplinojë, por u largova pasi nuk mora përgjigje”, tha Ruli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat