PS-LSI bashkojnë votat për Dalipin në krye të Qarku të Tiranës

Shqipëria

PS-LSI bashkojnë votat për Dalipin në krye të Qarku të Tiranës

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 17:47

Ujërat mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim tashmë janë qetësuar, këtë e vërteton edhe zgjedhja e Aldrin Dalipit në krye të Qarkut Tiranës.

Dalip u zgjodh në krye të Qarkut, me votat e PS-së, LSI-së, FRD-së dhe PDIU-së, ndërsa nënkryetare u zgjodh Bora Panajoti, e propozuar nga LSI.

Ndryshe nga qarqet e tjera, ku mes aleatëve të majtë ka pasur përplasje sa i takon zgjedhjes së kryetarëve, kjo nuk ka ndodhur në kryeqytet.

Aldrin dalipi aktualisht është duke mbajtur edhe postin e kreut të këshillit bashkiak, pasi këtë gjë ia lejon ligji për pushtetin vendor në ndryshimet Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat