Ndeshja me Serbinë, Rama: Jashtë fushës, morëm 3 pikë të arta

Shqipëria

Ndeshja me Serbinë, Rama: Jashtë fushës, morëm 3 pikë të arta

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 15:59

​Shqipëria humbi brenda në fushë, po jashtë fushe fitoi dhe befasoi edhe kundërshtarët, duke treguar qytetari e vlerat më të larta si komb. Ka qenë ky mesazhi që ka dhënë sot një ditë pas ndeshjes kryeministri i Shqipwrisw, Edi Rama i cili falënderoi shqiptarët që treguan para syve të gjithë botës, vlerat tona më të mira dhe qëndruan larg çdo lloj incidenti.

Gjatë konferencës për shtyp Rama tha se: “Jemi gdhirë të palumtur pas një humbjeje të befasishme të lojës por jashtë fushës së lojës i kemi befasuar me nivelin e lartë të dinjitetit sportiv dhe qytetar."

“Jashtë fushës së lojës i kemi befasuar të gjithë të tjerët me nivelin e lartë të dinjitetit qytetar dhe sportiv përfshirë edhe kundërshtarët tanë. Por pa më as të voglin dyshim nëse në fushën e lojës nuk ia dolëm dot ta mbajmë në minutat shtesë pikën e artë qëna hapte thuajse në treçerekun e saj, portën e madhe të finalistëve të Francës, mbajtja lartë e nivelit të kulturës sportive në kushtet e një tensioni të madh jo vetëm sportiv i ka dhënë tre pikë të arta Shqipërisë si vend, dhe shqiptarëve si popull," tha kryeministri.

Rama shtoi se i përulet me mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre sportdashësve që mundësuan kalimin me kaq sukses të këtij testi kaq të vështirë, dhe që nuk përsëritën skenat e frikshme që ndodhën një vit më parë në Beograd.

"Dua tu përulem me mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre, mijëra e dhjetra mijëra, mbase qindra mijëra sportdashësve që e mundësuan kalimin me kaq sukses të këtij testi kaq të vështirë, për Shqipërinë mikpritëse. Për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor rracist, nuk është sulmuar asnjë asnjë lojtar serb. Jo vetëm që skenat e shëmtuara të sendeve të forta që fluturonin mbi kokat e futbollistëve tanë gjatë ndeshjes një vit më parë, nuk janë përsëritur as në formën më minimale, por madje është duartrokitur me sportivitet shembullor, kapiteni i skuadrës serbe gjatë daljes nga fusha, për shkak të dëmtimit në lojë," tha Rama.

Kryeministri Rama shprehu gjithashtu mirënjohjen përkombëtaren dhe për trajnerin De Biasi të cilët janë ata protagonistët kryesorë të faktit që ne vazhdojmë të jetojmë me ëndrrën tërheqëse për tu kualifikuar në Euro 2016. Rama tha se futbollistët tanë kishin një peshë të madhe psikologjike dhe përgjegjësie.

"Ndërsa kuqezinjtë në fushë ndanë gjithçka mundën nën barrën e tmerrshme psikologjike, të një përgjegjësie që kush nuk ka luajtur ndonjëherë me fanellën e ekipit kombëtar as që mund ta imagjinoj, dhe jo më ta kuptoj. Ja pse dua ta mbyll me një shprehje të fortë mirënjohje për lojtarët dhe trajnerin e kombëtares kuq e zi, sepse nëse jemi akoma në lojë për kualifikimin direkt në finalen e europianit në Francë, është merita e tyre dhe e askujt tjetër. S'kemi qenë kurrë në këto kushte. Se kemi m enduar kurrë që mund të vinte dita që ne mund të jetonim me ethet e kualifikimit për finalen e një europiani. Ky ekip dhe ky trajner që kemi sot meritojnë një monument në zemrën e çdo tifozi kuq e zi dhe në kujtesën tonë kolektive sportive," tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat