LSI e vendosur për ndryshimet në Qeveri/Gati propozimi ndaj Ramës për ndryshimin e dy ministrave

Shqipëria

LSI e vendosur për ndryshimet në Qeveri/Gati propozimi ndaj Ramës për ndryshimin e dy ministrave

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 15:43

Lëvizja Socialiste për Integrim duket e vendosur në qëndrimin e saj për ndryshimin e Qeverisë. Në kushtet kur Kryeministri Edi Rama ka mohuar kategorikisht ndryshimet në Qeveri, duke i cilësuar si sajesa, LSI është përgatitur të propozojë ndryshimet e ministrave të saj në kabinetin qeveritar.

Kështu pritet që LSI ti propozojë Kryeministrit Edi Rama ndryshimin e dy prej ministrave të saj, përkatësisht Edmond Panaritit dhe Klajda Gjoshës. Burime nga mazhoranca konfirmojnë se në vend të tyre LSI do të propozojë Vangjel Tavon, që do të mbajë postin e ministrit të Integrimit dhe Petrit Vasilin, që do të mbajë postin e ministrit të Bujqësisë. Ndërkohë që ende nuk ka një informacion se cfarë do të bëhet me ministrat Nasip Naco dhe Edmond Haxhinasto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat