Berisha: Ja cfarë i thashë Ramës kur qëndronte pranë foltores si badigard

Shqipëria

Berisha: Ja cfarë i thashë Ramës kur qëndronte pranë foltores si badigard

Nga: Gjergj Koja Më: 9 tetor 2015 Në ora: 14:40

Rama nuk kontrollon veten e tij! Kështu shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha në një koment në Facebook duke sqaruar momentin kur ai dhe Kryeministri Edi Rama qëndruan në foltoren e Kuvendit bashkarisht. Berisha sqaron se Rama i qëndronte pranë si padigard, por në të vërtetë ai kishte qëllim të pengonte fjalën e tij.

“Të dashur miq, në të gjitha mediat qarkulloi si foto lajm momenti kur unë po flisja në foltoren e Parlamentit dhe Edi Rama qëndronte në këmbë pranë meje sikur të ishte badiguard i imi por që në të vërtetë përpiqej të pengonte fjalën time.

Dua të sqaroj me këtë rast opinionin, se unë, në përputhje me rregulloren e Parlamentit e cila parashikon të drejtën e përgjigjes për deputetin kur atij i përmendet emri, kërkova fjalën për t'ju përgjigjur trillimeve që bëri ndaj meje zëdhënësi i Ramës për energjinë, Gjiknuri. Ndërkohë që unë, në përputhje me regulloren u ngrita të marrë fjalën, Rama në shkelje të rëndë të rregullores u ngrit për të marrë fjalën jo për përgjigje por për diskutim, pra të më pengonte në të drejtën e përgjigjes.

Kështu që une isha dje në kohën time ligjore dhe kur arrita në foltore i thashe "shko e ulu mos rri këtu si badiguardi im", por ai qendroi në këmbë pasi kishte humbur kontrollin dhe nuk kuptonte se po bënte një bruto figurë!!”, shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat